Rusia refuzon shkëmbimin e të burgosurve myslimanë në nder të muajit të Ramazanit

8 Prill 2023 | 13:39

Rusia ka refuzuar propozimin e bërë nga Ukraina me rastin e muajit të Ramazanit, për të shkëmbyer të gjithë robërit myslymanë të luftës.

Daria Zarivna, Këshilltare e Komunikimit të Shefit të Zyrës së Presidentit ukrainas, tha se rusën e kishin refuzuar një marrëveshje të tillë pasi nuk ishin të interesuar.

“Ne dolëm me një propozim për shkëmbimin e të burgosurve myslimanë në një format ‘të gjithë për të gjithë’ nga të dyja palët si shenjë respekti për kulturën dhe traditat e tyre. Fatkeqësisht, pala ruse e hodhi poshtë këtë ide”, tha ajo.

Kujtojmë se sipas të dhënave që Shtabi Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës në Ukrainë ka publikuar, bëhet me dije se janë kryer 39 shkëmbimeve.

Në total janë liruar 1,993 persona, përfshirë 184 gra dhe 107 fëmijë. Shkëmbimi i fundit u bë më 3 prill, ku 12 ushtarë ukrainas u liruan.

 

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn; diskutohet fundi i luftës

Presidenti Donald Trump zhvilloi biseda telefonike me liderët e Ukrainës dhe Rusisë ditën e shtunë, me rastin e 4 Korrikut, ditës së Pavarësisë së Shteteve...
13:56 | 05/07/2026

Thirrjet në varrimin e Khamenei: Të vrasim Trump! Vdekje Amerikës!

Një folës në ceremoninë mortore të ish-liderit suprem iranian, Ali Khamenei, bëri thirrje për vdekjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Duke folur...
13:52 | 05/07/2026

Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mungoi në lutjet mortore për babanë dhe paraardhësin e tij, ajatollahun Ali Khamenei, të mbajtura herët në mëngjesin e...
12:16 | 05/07/2026