Ilaçi Remdesivir nuk rekomandohet për pacientët me COVID-19
Ekspertë të OBSH-së shprehen se ilaçi Remdesivir nuk rekomandohet për pacientët të cilët trajtohen nga COVID-19.
Ditën e sotme është bërë publik lajmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila ka publikuar një rekomandim kundër përdorimit të ilaçit Remdesivir për pacientët e shtruar në spital, pavarësisht nga përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të tyre, duke u shprehur se provat kanë treguar që ilaçi nuk ka efekt në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të pacientit.
Udhëzimet erdhën në bashkëpunim me Fondacionin jofitimprurës Magic Evidence Ecosystem, i cili siguroi mbështetje metodologjike.
Ky rekomandim u përgatit nga një grup i cili përfshin 28 ekspertë të kujdesit klinik, 4 partnerë me pacientë dhe një etikist.
Puna nisi më datë 15 tetor të këtij viti, dhe më 20 nëntor u bë publik në website-n zyrtar të OBSH-së.
U morën të dhënat e mbi 7000 pacientëve në 4 prova. Provat treguan se s’ka asnjë efekt në uljen e vdekshmërisë, në uljen e nevojës për ventilim, në përmirësimin klinik të pacientit.
Lexoni gjithashtu:
Shanset e Shqipërisë për të marrë vaksinën anti-Covid, flet ministrja Manastirliu
Këtë javë hapet COVID-3, Rama: Stafet rezervë janë rekrutuar, trajnuar dhe janë në gatishmëri
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor