Rama pret Di Maio: E gjithë bota në lëvizje për të siguruar vaksinën ndaj COVID-19, Italia është pranë nesh
Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin e Jashtëm italian, Luigi di Maio vlerësoi Italinë si partneren më të ngushtë të Shqipërisë, që i është gjendur pranë vendit tonë në momentet më të vështira, që nga tërmeti e deri tek pandemia.
Teksa theksoi se në këtë kohë të vështirë për mbarë njerëzimin gjithë bota është vënë në lëvizje për të siguruar vaksinën ndaj COVID-19, kreu i qeverisë siguroi se edhe në këtë moment Italia është në krah të Shqipërisë si partneri më i ngushtë.
“Sot ndajmë eksperiencën që po ndan e gjithë bota përballë armikut të padukshëm COVID-19. Dua të falenderoj ministrin për gatishmërinë për të qenë krejtësisht i hapur në funksion të sigurimit të vaksinws për të cilën e gjithë bota është vënë në lëvizje.
Dhe Italia, falë kësaj lidhjeje të veçantë me Shqipërinë dhe falë kryeministrit Conte dhe ministrit të jashtë është pranë nesh siç është edhe BE pranë Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që vendet tona të mos mbeten prapa për garantimin e vaksinës fillimisht për personelin mjekësor e më tej për mësuesit, policët e të gjithë popullin”, tha kreu i qeverisë shqiptare.
Ai falënderoi ministrin Di Maio pasi siç tha edhe personalisht ka qenë një avokat i shkëlqyer i integrimit të Shqipërisë në BE, proces që siç tha është ndërlikuar për shkak të ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet