‘Nga e enjtja në të enjte’, komedia premiera në teatrin ‘Skampa’ elektrizon publikun
Në skenën e teatrit të Elbasanit është vënë në jetë komedia “Nga e enjtja në të enjte” e Aldo De Benedettit, me regji të Milto Kutelit.
Nën interpretimin e artistëve të njohur të teatrit, shfaqja mori duartrokitjen e publikut elbasanas.
“Sot ishte nata e dytë, e ndjen veten pak më të sigurt se natën e parë, se natën e parë premiera ka gjithmonë pasiguritë e veta, emocionet. Por, publiku është i mrekullueshëm këtu në Elbasan si gjithmonë dhe nuk na lë asnjëherë që të gabojmë në zgjedhjet që bëjmë dhe punën që bëjmë”, thotw aktorja Ilirda Bejleri.
“Unë e kam thënë dhe tjetër herë që kam një përvojë shumë të mirë me teatrin ‘Skampa’ dhe me publikun elbasanas. Edhe në rastin konkret impakti është shumë i mirë dhe sigurisht që aktori dhe gjithë trupa ndjehet shumë mirë kur vepra shkon te spektatori”, shprehet aktori Alfred Trebicka.
“Dje ishte premiera na ka ndodhur që ikën dritat, gjysmës së Elbasanit i ikën dritat dhe reagimi i publikut ishte fantastik; e para nuk na lëshoi, kanë ndezur të gjithë dritat e celularëve për të na ndrçuar në skenë dhe kemi vazhduar shfaqen rreth 5-6 minuta pa drita. Erdhën dritat u duartrokit, na ngrohu shpirtin”, thotw aktorja Egla Ceno.
Për regjisorin Milto Kuteli kjo vepër është një kurë për shoqërinë shqiptare.
“Në sirtarin tim kjo vepër ka shumë vite që qëndronte, por unë e ndjeva që edhe në mjedisin social shqiptar po bëhej gjithnjë e më shumë prezent pikërisht ky problem, që shoqëria shqiptare, le ta themi hapur tashmë, ka filluar ta ndiejë, ta provojë dhe sigurisht duhet të ofrojmë edhe zgjidhjet e duhura”, shprehet regjisori Milto Kuteli.
Komedia ”Nga e enjtja në të enjte” do të shfaqet edhe në sallat e teatrit të qyteteve të tjera të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta