Gazetari: Vdekja e shqiptarit në burgun e Korfuzit nuk u raportua nga mediat greke

9 Prill 2023 | 18:00

Gazetari shpëtim Zhinxhiria tha për Euronews Albania, se autoritet shqiptare duhet të jenë më të vëmendshëm ndaj ngjarjeve të tilla si ajo e katër ditëve më parë  ku një 35-vjeçar me inicialet L.B, nga Kurbini ka humbur jetën në burgun Korfuzit në Greqi.

Ai tha se më parë ka pasur më shumë raste të shqiptarëve të vdekur nëpër burgje dhe se kushtet janë përmirësuar me kalimin e viteve, por shteti shqiptar duhet të bëjë më shumë, pasi ngjarje të tilla herë pas here nuk raportohen dhe vdekjen e 32-vjeçarit e kishte publikuar vetëm një portal në greqi, por jo mediat greke.

“Kjo ngjarje ka ndodhur 4 ditë më parë në burgun e Korfuzit. Shqiptari 35 vjeçar është varrosur në  Shqipëri. Familjarët nuk kanë dashur të japin më shumë informacion. Ngjarja e fundit nuk është raportuar në mediat vendase. Në mediat greke nuk është përmendur, vetëm në një  portal. Megjithatë kushtet në burgjet greke janë përmirësuar. Por institucionet shqiptare duhet të jenë më në lartësinë e duhur. Në vitin 2018 kanë vdekur 24 shqiptarë, nga 2 në muaj dhe institucionet shqiptare kanë heshtur, por kjo nuk është punë e ambasadës”, -tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023