Spahiu: Sa më shumë pasurohen Rama-Meta-Berisha, aq më shumë i do populli
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se sa më shumë pasurohen Kryeministri Rama, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PL-së Ilir Meta, aq më shumë i do një pjesë e popullit.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se njerëzit që i votojnë liderët e tyre e dinë se sa të korruptuar janë.
Sipas Spahiut korrupsioni demonstrohet hapur në Shqipëri.
“Ne nuk kemi një kulturë denoncuese si shoqëri. Ne denoncojmë nëpër tavolina. Jemi një shoqëri konformiste. Korrupsioni shndërrohet në normalitet. Ajo pjesë që i voton liderët e tyre e di shumë mirë që liderët e tyre janë të korruptuar por ua pranojnë ato.
Thonë se janë me Berishën se është më pak i korruptuar se Rama dhe anasjelltas. Në Shqipëri korrupsioni demonstrohet që do të thotë këta liderë politikë me arrogancën e tyre e demonstrojnë hapur luksin. Me makina të blinduara, me vila luksoze. Pavarësisht kësaj kjo nuk ua ulë respektin e mbështetësve, ua rrit autoritetin. Kjo është unike. Sa më i varfër populli, aq më shumë e do liderin e korruptuar”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë