Menaxhimi i pandemisë, Skënder Brataj sqaron katër rrugët e qasjes në sistemin e shëndetësisë

20 Nëntor 2020 | 15:34

Gjatë një interviste me gazetaren Bruna Çifligu, drejtuesi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, sqaroi katër rrugët me të cilën qytetarët që dyshojnë se kanë COVID-19 mund t’i qasen sistemit shëndetësor.

Brataj tha se ka katër rrugë me të cilat qytetarët mund të ndërlidhen për t’iu drejtuar sistemit shëndetësor: mjeku i familjes, qendra shëndetësore pranë rezidencës ku banon, spitali rajonal, Urgjenca Kombëtare (numri telefonik 127).

“Qytetari që ka shenja dhe simptoma ka katër kanale për të hyrë në sistemin shëndetësor, është mjeku i familjes, është qendra shëndetësorë ku ai shkon si qytetar, nëpër qytete shkon tek spitali rajonal dhe e katërta është [telefonimi i numrit] 127,” – u shpreh Brataj.

Drejtuesi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës u kërkoi qytetarëve mirëkuptim për situatën nën pandemi dhe hodhi poshtë pretendimet e përgjithshme se “127-ta nuk u bën tamponët qytetarëve”.

“Në të gjitha rastet, pacienti skedohet dhe i dërgohet si rast epidemiologut, janë katër operatorë në gjithë Shqipërinë, veç spitaleve universitare, epidemiologu në bazë të personave të skeduara bën programin e punës dhe merr në telefon qytetarin, e që më pas, prej atje asnjë prej katër kanaleve që thash më parë, nuk ka më punë me qytetarin, është epidemiologu që merr tamponin ia dërgon ISHP-së, merr dhe kthen më pas përgjigje ndaj qytetarit nëse është pozitiv apo negativ dhe më tej i njoftohet mjekut të familjes i cili më pas vendos trajtimin e nevojshëm nëse do të duhet, apo jo” – u shpreh Brataj.

 

Lexoni gjithashtu:

Skënder Brataj flet mbi pretendimet e Bashës: Pse nuk mbulohen dot vdekjet nga Covid-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026