Male: Gjiknuri dhe Balla shkelën ligjin zgjedhor, shfrytezuan zyrtarët për fushatë

9 Prill 2023 | 21:56

Vëzhguesja e KRIIK Antuela Male tha se Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri dhe kreu i Grupit Parlamentar të kësaj partie kanë shkelur kodin zgjedhor.

E ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ajo tha se ato kanë shfrytëzuar aktivitetet institucionale apo deputetët për të kryer fushatë.

“Kemi realizuar 200 denoncime  lidhur me aktivitetet që i kemi monitoruar vetëm nga rrjetet sociale, këto lidhen me mekanizmin e raportimit dhe të përdorimit. Ajo që kemi vërejtur është shfrytëzimi i aktiviteteve institucionale të bashkive nga drejtuesit politikë të qarqeve apo deputetët për të kryer fushatë elektorale. Denoncime të tilla ne kemi çuar në KQZ për disa bashki të qarkut Elbasan, ku drejtues është Gjiknuri dhe për disa bashki të Fierit ku drejtues politik është Balla.”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026