Pandemia në RMV, Gëzim Nuredini: Rritja e shpejtë e rasteve në Tetovë detyroi riorganizimin e shërbimeve në spital
Gëzim Nuredini, koordinatori i Qendrës së COVID-19 në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, tregoi për Euronews Albania për situatën që po kalon vendi fqinj përballë fluksit të shtuar të personave që po kërkojnë trajtim.
Nuredini tha se fillimisht në Tetovë ka qenë i hapur për trajtimin e të sëmurëve me COVID vetëm pavijoni i sëmundjeve infektive, mirëpo pas “rritjes së shpejtë” të rasteve u hap edhe pavijoni i sëmundjeve të brendshme.
“Kemi hapur dy katet e spitalit të sëmundjeve të brendshme dhe kemi fituar edhe 80-90 shtretër të gatshëm për pacientët, ndërsa për sa i përket numrit aktual të të shtruarve kemi 43 persona, të cilët janë në gjendje të rëndë, pasi kanë nevojë për oksigjen,” – u shpreh Nuredini.
Gazetarja Bruna Çifligu e pyeti koordinatorin Nuredini se çfarë parashikohet nëse do të ketë sërish fluks të madh dhe shtretërit nuk do të mjaftojnë, ai u përgjigj se momentalisht ka pasur një prirje në rënie të fluksit, por megjithatë po konsiderohet marrja e masave të ngjashme për shtimin e kapaciteteve.
“Nëse brenda ditëve në vijim, automatikisht gjithë spitalin do ta shndërrojmë në qendër COVID-i edhe pse kjo nuk është e lehtë, pasi mund të privojë shërbimet e tjera […] por i gjithë spitali diku me 400 shtretër do të jetë më pas në dispozicion në rastin më urgjent, faza aktuale që mund ta bëjmë është ndërprerja e shërbimeve më të manovrueshme,” – u shpreh Nuredini.
Maqedonia e Veriut është ndër më të prekurat nga pandemia në rajon pasi ka regjistruar deri më sot mbi 1,400 viktima dhe mbi 51 mijë raste. Përqindja e vdekshmërisë po shkon te rreth 3% e të prekurve.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset