BE mund të japë dritën e gjelbër për dy vaksinat kundër COVID-19 në dhjetor

20 Nëntor 2020 | 19:43

Bashkimi Europian mund t’i japë dritën e gjelbër dy vaksinave që po zhvillohen nga Moderna dhe Pfizer/BioNTech në dhjetor.

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen tha të enjten se vaksinat mund të marrin miratim brenda këtij viti, duke lejuar kështu shpërndarjen e tyre në Europë.

Agjencia Europiane e Barnave tha se gjatë diskutimeve të përditshme me Agjencia amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) kanë rënë dakord për “sinkronizimin e vlerësimit të vaksinës” kundër COVID-19.

Nëse të gjitha procedurat shkojnë mirë, Agjencia Europiane e Barnave mund t’i japi autorizimin për shitjen e vaksinës duke nisur nga mesi i dhjetorit, shtoi Von der Leyen. 

E pyetur për vaksinën e zhvilluar në Rusi, për të cilën ka treguar interes të veçantë Hungaria, shefja e Komisionit tha se “Çdo vaksinë duhet të kalojë në procedurat e autorizimit të Agjencisë Europiane të Barnave, me transparencë të plotë”.

Të enjten, drejtori i BioNTech, Ugur Sahin, tha për AFP se mund të marrin autorizim për përdorimin dhe shpërndarjen e vaksinës në BE dhe SHBA përpara 2021.

Në një video-konferencë të mbajtur të enjten mbi menaxhimin e pandemisë, krerët e shteteve të Europës kanë diskutuar dhe për lehtësimin e masave kufizuese në prag të festave të fundvitit por pa rrezikuar rikthimin e një “vale të tretë”.

Sipas burimeve, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë këmbëngulur “për gjetjen e një balance”.

“Duhet të mësojmë nga leksionet e të shkuarës. Lehtësimet duhet të vijnë në mënyrë graduale. Dëshira jonë është të festojmë gjatë fundvitit por në mënyrë të sigurt”, tha presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

 

Lexoni gjithashtu: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026