Shtohen krimet nga adoleshentët, INSTAT: 120 fëmijë të dënuar vetëm në vitin 2021
Krimet e kryera nga adoleshentët kanë ardhur në rritje përgjatë viteve të fundit.
Në raportin krahasues ndërmjet viteve 2017-2021 të hartuar nga Instituti i Statistikave shikojmë se përgjatë vitit 2021 janë dënuar me heqje lirie 120 fëmijë të moshës 14-17 vjec, përkundrejt, 43 fëmijëve të dënuar në 2020 dhe 109 të dënuar në 2019.
Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, shpreh qartazi që heqja e lirisë konsiderohet nga organet kompetente si masa e fundit e dënimit, duke u dhënë përparësi masave alternative.
Sipas të dhënëve të publikuara nga INSTAT, në vitin 2021 kanë marrë dënim alternative 84 adoleshentë, në vitin 2020, 115 adoleshentë dhe në vitin 2019 janë dënuar më masa alternative 163 adoleshentë.
Sa i takon normës së fëmijëve në paraburgim, ekspertët cilësojnë se në vitin 2021, ka rënie të kësaj norme, në krahasim me dy vitet paraardhëse 2020 dhe 2019.
LEXONI GJITHASHTU:
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane