Leonard Olli ngre shqetësimin: Tirana është i vetmi kryeqytet pa trotuare
Gazetari Leonard Olli i ftuar në Euronews Albania tha se në Tiranë vërtetë janë bërë punime gjatë dy mandateve të Erjon Velisë, por këto punime janë minimaliste ndërsa kryeqyteti vazhdon të jetë shumë probleme.
Një nga problemet që Olli e theksoi më shumë ishte mungesa e trotuarve, sipas tij Tirana nuk ka trotuare në 50% të sipërfaqes së saj.
‘Edhe ato punë që janë bërë, janë detyrë minimaliste. Por çështja është te thelbet. Problemi është se në Tiranë është dendësi e jashtëzakonshme për metër katror, problem është pamundësia për të jetuar në Tiranë. Zoti Këlliçi e ka ngritur me të drejtë problemin e sistemit të Lanës që është bërë gangrenë reale për ndotjen.
Por edhe menaxhimi i qytetit ka probleme, edhe transporti publik. Unë kam ngritur që nga viti 2004 një problem që besoj se e ndeshim të gjithë në qytetin tonë edhe tani në vitin 2023. Tirana është kryeqyteti i vetëm pa trotuar. Ne kemi zhdukur dhe asgjësuar trotuaret, Tirana nuk ka trotuar në 50% të sipërfaqes së saj. Trotuaret e vetëm janë ato që janë siguruar nga sistemi komunist”,-tha Leonard Olli.
LEXONI GJITHASHTU:
- Maratona e gjelbër në Berat, pjesëmarrës adoleshente dhe pensionistë
- “Ata nuk flenë më gjumë”, të mbijetuarit e tërmetit në Turqi shfaqin probleme
- Bjellorusia kërkon garanci sigurie nga Rusia
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë