Kandidon për Tiranën, Roland Bejkon: Do kem në fokus oligarkët politikë
Kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 Majit Roland Bejko i ftuar në emisionin “Now”, tha se në fokus të fushatës së tij do jetë oligarkia politike dhe ajo ekonomike.
Ai përmendi tre emra në oligarkinë politike ndërsa tha se është i gatshëm të përmend në çdo fushatë edhe emrat e oligarkëve ekonomik.
“E para në fokus do të jetë oligarkia politike dhe ekonomike, e cila në bashkëpunim me krimin e organizuar, kanë pastruar në Shqipëri, sipas agjensive ndërkombëtare 1.6 miliardë euro. Ky do jetë fokusi i parë, në këtë oligarki politike futet Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Në oligarkinë ekonomike, unë jam pro biznesit, por kundër oligarkëve.
Oligarkët janë ata që favorizohen nga qeveria, bëjnë ligje enkas nga qeveria, ndryshojnë vendime për të favorizuar bizneset e tyre. Kjo në Shqipërinë e Edi Ramës ka ndodhur me shumicë dhe ne do i numërojmë një për një në çdo fushatë”,-tha Roland Bejko për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta