Qëllohet me gurë qendra shëndetësore në Elbasan, ministrja Manastirliu: Bluzat e bardha s’e meritojnë këtë

21 Nëntor 2020 | 14:53

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e konsideroi “akt agresioni ndaj institucioneve jetë-shpëtuese” ngjarjen e ndodhur në Elbasan ku në lagjen Skënderaj u qëllua me gurë drejt një qendre spitalore.

Përmes një postimi në Facebook, i cili shfaqte në video qortimin e më-hershëm të kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla nga vendngjarja, ministrja “dënoi ashpër” rastin.

“Dënoj me forcë këtë akt të dhunshëm dhe mbështes po me forcë punën e çdo mjeku e infermieri që shërben me përkushtim në këto kohë të vështira në çdo cep të Shqipërisë. Bluzat e bardha meritojnë mirënjohjen tonë dhe jo dhunën verbale të kujt ka humbur busullën,” – shkroi Manastirliu në Facebook.

Qendra shëndetësore në fjalë, e cila u shërben 7 mijë banorëve të lagjes Skënderaj në Elbasan, u qëllua me gurë pak muaj pasi qe rikonstruktuar. Fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz por vetëm thyerje të disa xhamave.

“Bëj thirrje policisë t’i identifikoj autorët që goditën këtë godinë që i shërben qytetarëve, s’e di ku e gjejnë guximin të godasin institucionet e shëndetit publik. I bëj thirrje Lulzim Bashës, Sali Berishës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit të heqin dorë nga balta kundër bluzave të bardha në këto ditë të vështira sepse […] thirrjet qoftë me historira morgesh, apo rritje numrash personash të vdekur… ne jemi në Shqipëri dhe sipas zakoneve edhe në kushte të vështira jemi të gjithë bashkë,” – u shpreh Balla duke e konsideruar “motivim të poshtër” nga opozita sulmin ndaj qendrës shëndetësore.

Sulmet politike mes shumicës socialiste dhe opozitës janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit, kjo pasi kryetari i Partisë Demokratike pretendoi të enjten në një emision televiziv se numri i viktimave të pandemisë është rreth dyfishi, mirëpo brenda sistemit shëndetësor shifrat mbahen të ulëta qëllimisht.

Një ditë më pas, të premten, në media dhe në rrjetet sociale rrodhën foto nga morgu i Tiranës, të cilat shfaqnin një situatë kaotike duke trazuar jo-pak opinionin publik. Vetë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, edhe pse u konfirmua mbingarkesa për shkak të pandemisë, publikimi i fotove u konsiderua me qëllim dashakeq.

 

Lexoni gjithashtu:

Publikimi i fotografive nga morgu, kreu i Mjekësisë Ligjore: Është inskenim

Akuzat e Bashës, Ministria e Shëndetësisë: Cenojnë rëndë dinjitetin e bluzave të bardha

Akuzat për fshehje të vdekjeve nga COVID, përgjigjen mjekët: Tronditëse, do thërrasim prokurorinë

Akuza e Bashës për shifrat e vdekjeve nga COVID, Rama: Cënoi integritetin e mjekëve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026