”Fshehja” e numrit real të viktimave, Basha: Ramës iu deshën dy ditë për t’u përgjigjur
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, parapriu një deklaratë për shtyp të Kryeministrit Edi Rama në lidhje me vërtetësinë e statistikave të pandemisë duke theksuar se “atij iu deshën dy ditë për t’u përgjigjur”.
Përmes dy postimeve në Twitter, Basha tha se pas denoncimit të tij “me fakte se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës iu deshën dy ditë për t’u përgjigjur”.
“Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më! Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë,” – shkroi Basha në Twitter.
Komenti vjen pak minuta përpara se Kryeministri Rama të mbajë konferencë për shtyp për të sqaruar akuzat e hedhura nga Basha në një emision televiziv, sipas së cilave autoritetet shëndetësore kanë mbajtur thuajse të gjysmuar numrin real të viktimave nga pandemia e COVID-19.
Pretendimi i Bashës u shoqërua të premten me rrjedhjen në media të disa fotove nga morgu i QSUT-së ku tregoheshin pamje të rënda nga mbingarkesa e punës.
Më herët gjatë së shtunës PD i ka kërkuar prokurorisë të hetojë fshehjen e numrave të vdekjeve nga institucionet shtetërore.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë