“Kërcënim në prag të fushatës”, reagon PD dega Shkodër për shpërthimin ndaj Ndrecës
Partia Demokratike e Shkodrës- Komisioni i Rithemelimit ka reaguar në lidhje me shpërthimin me tritol në makinën e kreut të Grupit të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca, mëngjesin e ditës së sotme.
Në një postim në rrjetet sociale, dega e PD-së shkruan se ky ishte një kërcënim i hapur në prag të nisjes së fushatës zgjedhore të 14 majit.
Ata i bëjnë thirrje drejtësisë që të hetojnë sa më parë ngjarjen.
“Të gjithë jemi zgjuar të tronditur nga ngjarja kriminale në Bashkinë Vau Dejës, ku një sasi lëndë plasëse ju vendos në automjet kreut të PD-së Vau Dejës Bernard Ndreca. Partia Demokratike dega Shkodër dënon këtë akt të rëndë kriminal i cili vjen drejtëpërdrejtë si një kërcënim i hapur në prag të nisjes së fushatës zgjedhore të 14 Majit. Fatmirësisht kjo ngjarje u mbyll vetëm me dëme materiale, pasi mund të kishte qënë më e rëndë duke patur parasysh faktin që Bernardi ndodhej brenda automjetit.
PD i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje dhe të vënë para përgjegjësisë autorët. Jo vetëm ekzekutorët e këtij akti por edhe porositësit e tij, ata që duan të mbjellin frikë, panik e terror për të intimiduar demokratët dhe qytetarët e kësaj bashkie. Beteja që kemi nisur nuk do të ndalet nga asnjë skemë kriminale, prandaj qytetarët shqiptarë do ta rrëzojnë me votë në 14 Maj bandën e rilindjes që drejton sot Shqipërinë. Demokratët janë kanë dalë edhe në kohë të vështira dhe përballë cdo regjimi do të shkojmë të vendosur për të mos bërë hapa pas në atë që është e shenjtë, liria dhe demokracia”- thuhet në reagim.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shpërthimi në Vaun e Dejës, Spiropali-Berishës: Prisni rezultatet e hetimit
- Shpërthimi në Vaun e Dejës, flasin fqinjët: E kujtuam tërmet, s’jemi të sigurt
Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri