Basha i kërkon Ramës hetim të plotë të të gjitha informacioneve rreth viktimave të pandemisë

21 Nëntor 2020 | 19:39

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kërkoi mbrëmjen e së shtunës kryeministrit Edi Rama hetim të plotë të të gjitha informacioneve në lidhje me numrin e viktimave të pandeminë e COVID-19.

Basha iu përgjigj një deklarate të mëhershme të Ramës, ku ky i fundit e akuzoi rëndë opozitën se “me lajme të rreme dhe inskenime për vdekjet, në aleancë me COVID-19 po ngjall ankth, frikë te qytetarët dhe po u hedh baltë punës së mjekëve”.

Ai tha se Rama vijon të gënjejë për t’i ikur përgjegjësive, se “po i keqpërdor mjekët” dhe se shifrat e raportuara mbi pandeminë “janë të qeverisë, jo të mjekëve”.

“Rama ka gënjyer në lidhje me numrat e viktimave. Nuk janë shifra, por janë qytetarë, janë nëna, baballarë që kanë humbur jetën. Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të të gjithë informacioneve që jo mjekët, por ti, ke fshehur në lidhje me viktimat e COVID-19,” – u shpreh Basha.

Më herët kryeministri Rama u shpreh i hapur për hetime nga prokuroria edhe pse e cilësoi “marrëzi politike” të opozitës dhe çnjerëzore pretendimin e ngritur nga ajo.

 

Lexoni gjithashtu:

Rama i përgjigjet akuzave të opozitës: Çnjerëzore të luash me të vdekurit

”Fshehja” e numrit real të viktimave, Basha: Ramës iu deshën dy ditë për t’u përgjigjur

”Fshehja” e numrit të viktimave të pandemisë, Rama: Prokuroria të hetojë, por është marrëzi e opozitës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026