Shtyhet vendimi i Kushtetueses për ndërtimet pa leje, shkak firmat e Dumës e Rushaj

11 Prill 2023 | 14:52

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për vendimin e qeverisë për konfiskimet e ndërtimeve pa leje. Shkak janë bërë firmat e demokratëve që kanë ankimuar vendimin, një pjesë e firmëtarve sot nuk janë më deputetë.

Firma e Grida Dumës dhe Alfred Rushajt në kërkesën për të shfuqizuar vendimin e qeverisë për konfisikimin e ndërtimeve pa leje ka qënë arsyeja se përse gjykata kushtetuese shtyu seancën gjyqësore.

Ndonëse Duma dhe Rushaj mbanin funksionin e deputetit në kohën kur padia me firmat e 28 deputetëve është depozituar në kushtetuese, përfaqësuesit e qeverisë e kanë konsideruar si një kërkesë të cunguar. Por për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi  kjo është një taktikë për të zvarritur shqyrtimin e kërkesës së tyre.

“Kolegët tanë deputetë kanë qenë në ushtrim të detyrës së tyre. Një taktikë për të zvarritur dhe më tej shqyrtimi ne kësaj çështjeje. E kemi depozituar që në tetor, do duhet të kishim një shqyrtim shumë kohë më parë nga ana e gjykatës. Me sa duket Këshilli i Ministrave ka vendosur të zvarrisë dhe më tej këtë çështjes. Është fakt publik dhe grupi parlamentar ka më shumë se 28 anëtarë, por ky është një pretendim absurd i Këshillit të Ministrave, krejtësisht i pabazuar në Kushtetutë dhe ligj dhe bëhet vetëm me qëllimin për të fituar kohë”, tha Bardhi.

Bardhi shkoi më tej me akuza duke akuzar Kryeministrin Rama se po shantazhon anëtarët e Gjykatës kushtetuese.

“Tetorin e vitit të kaluar 28 deputetë të Partisë Demokratike depozituan padinë në Gjykatën Kushtetuese me argumentin se vendimi i këshillit të ministrave favorizon oligarkët e ndërtimit për ti amnistuar ata penalisht”, përfundoi Bardhi.

 

LEXO GJIOTHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026