Pesë prioritetet e qeverisë: shërbime online, bregdet i lirë, infrastrukturë, energji dhe legalizime

25 Dhjetor 2019 | 13:57

Qeveria ka zbardhur shtatë prioritetet e saj për periudhën deri në qershor 2021, ku pesë nga këto përparësi janë ekonomike. Kryeministri Rama premtoi dhënien e shërbimeve vetëm online ndaj qytetarëve, për të shmangur radhët e gjata dhe sekserët.  

Në 1 janar 2020, 40 për qind e shërbimeve qeveritare do të kalojnë nëpërmjet internetit, në qershor 67 për qind, për të kaluar 100 për qind në dhjetor.

Qeveria premtoi gjithashtu ndryshime thelbësore në energji dhe infrastrukturë, regjim të ri për vijën bregdetare, përfundimin e legalizimeve për shtëpitë dhe tokën bujqësore, si dhe shengen rajonal për lëvizjen e tregtinë e lirë në rajon.

Në mes të përpjekjeve për rindërtimin, që është një proces i gjatë që mund të kërkojë më shumë se vitin 2020, këto prioritete-premtime i ngjajnë më shumë një buqete dëshirash në Krishtlindje, me mundësi realizimi të kufizuar, për shkak të kohës dhe fondeve të pakta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026