‘Ky virus s’është shaka’, zv.drejtoresha e QSUT: Kemi ende kapacitete spitalore, gati pavijoni i tretë i COVID-3

22 Nëntor 2020 | 12:13

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” përmes një komunikimi të nëndrejtoreshës së QSUT, dr. Arjana Strakosha bëri me dije se është gati pavijoni i tretë në spitalin COVID-3.

“Sikurse e shihni kemi kapacitete shtretërish të lirë për t’u shërbyer qytetarëve. Në gjendje të gatshme për të pritur të gjitha llojet e stadeve të sëmundjeve, me investimet përkatëse”, tha znj. Strakosha.

Nëndrejtoresha e QSUT shpjegoi se në skenarët e parashikuar, në gjendje për të pritur të sëmurët është dhe COVID-4, pasi të mbushen gjithë kapacitetet e COVID-1, COVID-2 dhe COVID-3.

Teksa theksoi faktin se COVID-19 nuk është një virus i lehtë dhe nuk duhet marrë me shaka, znj,. Srakosha bëri thirrje që të respektohen me rigorozitet masat anti-COVID në mënyrë që spitalet të kenë mundësi të përballojnë fluksin e shtuar të pacientëve me COVID.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026