Ditëlindja e Bes Kallakut, gjobitet lokali ku u organizua festa, pezullohen 6 efektivë
Festa e 35-vjetorit të aktorit të humorit, Besart Kallaku ku morën pjesë rreth 30 persona në shkelje të masave anti-COVID ka sjellë ndëshkimin e pronarit të lokalit ku u mbajt eventi me 1 milionë lekë si dhe pezullimin nga detyra të 6 efektivëve.
Vendimi për këta të fundit mban firmën e drejtorit të policisë së Tiranës për shkak të moskryerjes të kontrollit të territorit, në një kohë që vendi është ende nën masa kufizuese për shkak të pandemisë së Covid19.
Ceremonia e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku u zhvillua në një lokal në fshatin Laknas, Bashkia Kamëz. Pamjet filmike dhe fotot e postuara në rrjetet sociale nga të pranishmit në event çuan uniformat blu në gjobitjen e lokalit që pranoi organizimin e eventit në shkelje të plotë të rregullave anti-COVID.
Sakaq, policia njofton se bazë të pamjeve filmike të administruara janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesëmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anti-COVID.
Në 35-vjetorin e aktorit të humorit nuk munguan as emrat e njohur të showbizit shqiptar dhe të politikës, mes të cilëve presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut