Dhunohen skulpturat në Durrës, vandalizmi lidhet me mungesën e kulturës
Nuk është hera e parë që veprat e artit në Durrës dhunohen sapo vihen në hapësirat publike dhe këtë fat kanë pasur edhe skulpturat e parkut.
Që nga mungesa e kulturës qytetare e deri tek problemet me mirëmbajtjen nga institucioni i bashkisë, faji në këtë rast nuk është jetim.
“Ndoshta lidhet me mungesën e kulturës sonë, në mënyrën si duhet t’i trajtojmë këto objekte që shërbejnë për të përkujtuar ngjarje të caktuara historike,” – u shpreh gazetari Geri Emiri.
“Duhet të kemi parasysh që vendosja në hapësirat publike të monumenteve gjithmonë duhet shoqëruar edhe me buxhete mirëmbajtjeje,” – shtoi ai.
Shpesh turistët që shkrepin foto pranë këtyre veprave, marrin me vete edhe gjurmët e “barbarisë”.
Prandaj, ndërsa jemi përpara sezonit veror dhe turistët e parë kanë filluar të vijnë në qytet, Emiri jep 2 sugjerime sesi mund të zgjidhet ky problem.
“Nga ana tjetër tregon që ka edhe nevojë për shtimin e masave nga ana e institucioneve vendore, që përmes patrullave të policisë bashkiake t’i mbajnë nën survejim këto hapësira dhe gjithashtu mund të jetë një zgjidhje tjetër monitorimi i tyre me një rrjet të caktuar telekamerash,” – u shpreh ai.
Skulpturat e fundit që u vendosën në shëtitore janë ato të 4 këngëtarëve të famshëm të rokut botëror, por prej muajsh tashmë mes tyre mungon skulptura e Tina Turner, e dëmtuar muaj më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord
Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet