Kapitenia e parë grua| Historia e 52-vjeçares që drejton anijen turistike në Vlorë

12 Prill 2023 | 16:58

Nëse shkon në vendin e ankorimit të anijeve turistike ne Triport, Vlorë, ajo që të bie në sy është kapitene Vali, të cilën e gjen duke bërë kontrollin e anijes turistike që ajo drejton.

Për 52-vjeçaren, Valentina Habibaj, ditën kur mori për herë të parë timonin e anijes në duar theu dhe tabutë në këtë lloj profesioni, duke u shënuar si e para grua kapitene anijeje në qytetin e Vlorës.

“Ju bashkangjita pasionit të tim shoqi, që gjithmonë e kishim ëndërruar këtë pjesë: të kishim një barkë dhe të bënim këto ture. Unë thjesht me intuitën time dhe duke ndenjur gjithmonë pranë tij mund të them që ia vodha zanatin,” – u shpreh kapitene Vali.

Turistët nuk janë mësuar të shohin një kapitene femër të drejtojë një anije.

“Reagimi ka qenë pozitiv, e para kur shikonin një femër mbeteshin por pastaj gjithmonë më kanë përgëzuar, më kanë thënë bravo,” – tha Valentina.

Sfidë për të ka qenë adaptimi në një profesion mashkullor.

“Isha e para që vura këmbë në këtë ambient burrash dhe pastaj pashë që erdhën edhe të tjera gra, dhe më vjen mirë që shprehim forcën dhe intuitën tonë,” – tregoi Valentina.

Dashuria që i lindi për detin ia lehtësoi punën si drejtuese e anijes.

“Ka ndodhur natyrshëm, im shoq më thoshte mbaje pak timonin dhe në fillim isha pak e trembur por pastaj deti të jep një çlirim të madh. Pastaj unë u dashurova me këtë pjesë,” – tha ajo.

Por ky profesion për Valentinën nuk është rastësor.

“Mua ndoshta më thirri trashëgimia që kam pasur me anijet dhe me detin. Gjyshërit e mi si nga mami si nga babi kanë qenë detarë. Gjyshi nga babai ka pasur edhe anije, por gjyshi tjetër ka qenë peshkatar shumë i zoti. Me ardhjen nga Çamëria hapi edhe peshkimin këtu, ka qenë peshkatari i parë, vlonjatët jetonin këtu por nuk e njihnin peshkun,” – shpjegoi kapitenia.

Edhe mbështetësi kryesor, bashkëshorti, tanimë e vlerëson si një nxënëse shembullore.

“Kapitenes i jap një notë të arsyeshme për guximin dhe që dëgjon shumë, pasi deti do të kesh eksperiencë dhe ajo tani navigon njësoj si mua,” – u shpreh kapiteni Jasin Habibaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026