Analisti nga Mitrovica: Situatë e rrezikshme! Në çdo moment mund të shpërthejë dhuna
Mijëra qytetarë serbë protestuan kundër stacionimit të policisë së Kosovës në veri duke kërkuar largimin e tyre.
Protesta vjen pas plagosjes së një qytetari serb nga policia e Kosovës.
Eksperti i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se situata në Mitrovicën e Veriut është e rrezikshme dhe në çdo moment aty mund të shpërthejë dhuna.
Sipas tij, Vuçiç nuk është i interesuar të zbatojë planin e paqes me Kosovën, ndaj është i prirur ta agravojë situatën në veri.
“Faktet tregojnë se Vuçiç nuk është i interesuar të zbatojnë marrëveshje dhe është i prirur ta agravojë situatën në mënyrë që të nxjerrë justifikime për moszbatimin e këtij plani. Është një situatë e rrezikshme ku në çdo moment mund të shpërthejë dhuna”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:11 Kina: T’i jepet fund ndërprerjeve në Ngushticën e Hormuzit, u intereson të gjitha palëve
- 11:00 “Filloni t’i thoni lamtumirë”, motra e Ronaldos lajmëron largimin e tij nga kombëtarja pas Kupës së Botës (VIDEO)
- 10:51 Nga krimi i organizuar te hetimet financiare, Braho: Masat e SPAK për zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit
- 10:50 Rama: Shqipëria po zhvillon modelin e parë të AI për prokurimet publike, testimi synohet në 2027
- 10:49 “Irani është shuar plotësisht ushtarakisht”, Trump: Ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet
- 10:25 Rama: Protesta ka rëndësinë e vet, por janë mbledhur zemërakët dhe dështakët e Shqipërisë