Komiteti Teknik i COVID: Situata me nivel risku të shtuar, mësimi në universitete do të vazhdojë online
Rreziku nga COVID-19 duket se është shtuar, konfirmuan gjatë një konference për mediat ekspertët e Komitetit Teknik të pandemisë.
Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Albana Fico bëri publike edhe shifrat për 2 javët e fundit të COVID-19, ku theksoi se femrat janë më të prekura nga virusi.
“Situata paraqitet në një nivel risku të shtuar, për shkak të rritjes së rasteve pozitive ditore, dhe me rritjen e incidencës 14 ditore.
Incidenca 14 ditore rezulton e rritur me 301 persona për 100 mijë banorë. Mesatarja ditore e rasteve pozitive është 704 për javën që lamë pas. Raporti i vdekjeve me rastet pozitive është 2.1% gjatë kësaj jave. Kemi femrat të prekura me 52% dhe meshkujt me 48%. Mosha më të prekura janë 65-74. Në grup-moshën e fëmijëve 0-4 nuk kemi ndryshime, për moshat 5-14 është e njëjta situatë.
Numri i testimeve për persona është targeti 1 për 1000 banorë në javë, kemi kaluar në 5.8 për 1000 banorë. Kjo situatë kërkon më shumë se çdo gjë tjetër bashkëpunimin e autoriteteve shëndetësore me qytetarë. Të mbahen maskat, distancim, mos-grumbullimin dhe mbi të gjitha të bazohemi në informacion që vjen në autoritetet shëndetësore.
Ndërsa, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli njoftoi se mësimi në universitete do të zhvillohet online, për një kohë të pacaktuar. Sipas saj masat do të rishihen në varësi të situatës.
“Ka një rëndim të lehtë të situatës, por situata është tërësisht e kontrolluar. Komiteti teknik duke qenë gjithmonë i vëmendshëm, mendon që mësimi në universitete për shkak të situatës që është do të vazhdojë online edhe për një periudhë në varësi të vlerësimit që ne do të bëjmë”, tha ajo.
I pranishëm ishte dhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili bëri me dije se numri i thirrjeve telefonike vijon të mbetet i njëjtë me një javë më parë, por është rritur numri i vizitave në banesë.
Brataj deklaroi më tej se janë marrë të gjitha masat për krijimin e kapaciteteve spitalore dhe situata është nën kontrollon në të tre strukturat COVID.
“Janë marr masa në spitale për krijimin e kapaciteteve ku vijojmë të kemi kapacitet të lira për trajtimin e pacientëve COVID, tani menaxhimi bëhet sa më shpejtë në të tre spitalet COVID. Gjithashtu çdo i shëruar do të vijoj të dërgohet me ambulancë në shtëpi edhe pas shërimit”, tha Brataj.
Lexoni gjithashtu:
Bie numri i të prekurve me Covid-19 në Shqipëri, por jo i viktimave
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut