Gjobiten 1579 qytetarë për mosmbajtje të maskës dhe 7 të tjerë për thyrje të karantinës pas orës 22:00

23 Nëntor 2020 | 14:49

Policia ka ndëshkuar me gjobë prej 3 mijë lekësh për mosmbajtje të maskës 1579 qytetarë gjatë fundjavës.

Burime nga policia e shtetit bëjnë me dije se masë administrative pati edhe për 7 qytetarë që nuk zbatuan masat kufizuese pas orës 22:00, në fundjavë si dhe u ndëshkua me gjobë prej 1.000.000 lekësh një subjekt që nuk respektoi protokollet e sigurisë.

“Gjatë kontrolleve në fundjavë janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. 

Gjithashtu, gjatë fundjavës, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 7 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili”, sqaroi policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026