Rriten rastet me parkinson, neurologia: Preken edhe të rinjtë

13 Prill 2023 | 17:47

Rastet me parkinson kanë ardhur në rritje vitet e fundit. Neurologia Entela Basha, tregon se edhe pse kjo sëmundje degjenerative e sistemit nervor qendror vjen me moshën, në konsulta paraqiten edhe të rinj.

“Rritja e jetëgjatësisë shton edhe numrin e pacientëve që kanë problematika të sëmundjeve degjenerative ku dhe parkinsoni është një ndër to. Statistikat flasin për 10-12 për 100 mijë banorë ndërsa tani jemi 20-22 për 100 mijë banorë. Grupmosha më e prekur mbi 60 vjeç ka dhe raste, 40-50 vjeç me anamnezë familjare,” – u shpreh Entela Basho.

Simptomat e parkinsonit nisin gradualisht dhe përkeqësohen me kohën

 “Ka disa grup simptomash, dridhje të duarve, dridhje të njërës dorë, të njërës këmbë, ngadalësim në lëvizje, kur kryen aktivitete, kërrusje e turpit, humbje e ekuilibër dhe problem të kujtesës, sjelljes, që mbivendosen në stade të vona,” – tha neurologia.

Trajtimi me medikamente por edhe ndërhyrjet me elektroda në tru mund të ndikojnë në mbajtjen nën kontroll të sëmundjes.

“Trajtimi me medikamente ka evoluar shumë. Në Shqipëri ekzistojnë të njëjtat trajtime si dhe jashtë dhe mbahet mjaft mirë nën kontroll. Tjetër teknikë shumë e mirë është dhe DBS një procedurë kirurgjia me vendosjen e disa elektrodave duke dhënë stimuj në territoret përgjegjës për lëvizjen,” – tregoi neurologia.

Parkinsoni nuk ka shkaktarë të mirëfilltë por besohet se trashëgimia ka një faktor risku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçajn,...
10:12 | 26/06/2026

Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen këtë të premte në...
09:07 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026