Hungaria largohet nga banka nën kontrollin rus
Hungaria ka vendosur të largohet nga një bankë investimi të kontrolluar nga Rusia, duke tërhequr anëtarësinë një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione ndaj këtij institucioni financiar me seli në Budapest.
Vendimi, i shpallur të enjten nga Ministria hungareze e Zhvillimit Ekonomik, erdhi pas vendimit të së mërkurës të Departamentit të Thesarit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj Bankës Ndërkombëtare të Investimeve, e cila zhvendosi selinë e saj nga Moska në kryeqytetin e Hungarisë në vitin 2019, shkruan REL.
Në një deklaratë të së enjtes, 13 prill, Ministria tha se “edhe pse Banka Ndërkombëtare e Investimeve ka luajtur një rol të rëndësishëm për zhvillim në Evropën Qendrore dhe Lindore, sanksionet e SHBA-së i kanë bërë të pakuptimta operacionet e bankës”.
“Prandaj, qeveria tërheq delegatët e qeverisë hungareze në Bankën Ndërkombëtare të Investimeve dhe tërhiqet nga institucioni financiar ndërkombëtar”, thuhet në atë deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.