Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO

28 Mars 2023 | 16:13

Parlamenti i Hungarisë ratifikoi aplikimin për anëtarësim e Finlandës në NATO. Por, ende nuk është votuar për anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake. Finlanda dhe Suedia kërkuan t’i bashkohen NATO-s vitin e kaluar, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Por ky proces është penguar nga Turqia dhe Hungaria. Hungaria mbetet i vetmi vend anëtar i NATO-s, që përveç Turqisë, nuk ka miratuar ende aplikimin e Suedisë për t’iu bashkuar aleancës ushtarake perëndimore.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se i kishte kërkuar Turqisë dhe Hungarisë që të ratifikojnë të dyja kërkesat. Presidenti turk,  Erdogan, tha javën e kaluar se Turqia do të nisë procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës në NATO, por jo  të Suedisë.

Ankaraja kundërshton pranimin e Suedisë, pasi thotë se strehon persona që i konsideron anëtarë të organizatave terroriste.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026