Drejtësia e “zjarrit”, Alibeaj: Ndiq paranë dhe rrugët të çojnë te Edi Rama
Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në fjalën e tij ai tha se ka zgjedhur të mos i përgjigjet akuzave në lidhje me bashkëpunimin e tij me kreun e qeverisë Edi Rama.
Ndër të tjera ai shtoi se ai nuk mund të ngre gishtin dhe te akuzoj pa fakte konkrete nëse dikush nga foltorja është bashkëpunëtor i Edi Ramës.
“Kam zgjedhur qe mos ti përgjigjem shpifjeve të pabaza të atyre që në këto 30 vite janë puthur dhe pështyrë me çdo politikan të partisë së vet apo kundërshtar politik.
Kam zgjedhur gjithashtu të jem etik dhe mos të përdor kurrë banalitete apo epitete te shëmtuara as për kundërshtaret politikë. Kjo është mënyra qe kam zgjedhur sepse përveç akuzave të pabaza deri më sot, nuk kam parë apo lexuar një fakt që të vërtetojë se kam bashkëpunuar me Edi Ramen apo dike tjetër nga Rilindja. Kam zgjedhur te jem transparent dhe i hapur ne vend te makinacioneve te fshehta dhe pazareve qe janë kaq të dukshme ne arkivën e politikes shqiptare.
E keni pare gjate gjithë kësaj periudhë se kush ka qene agresiv ne media apo rrjete sociale? Se kush ka financuar takime te përditshme, regji qendrore, media dhe analistë për të përbaltur ata që mendojnë ndryshe në një parti politike. Mendoni se do lejonte Edi Rama që paratë derdheshin lume nëse nuk do ti interesonte e gjithë kjo tymnaje dhe sherr i panevojshëm mes demokrateve? Unë nuk mund të ngre gishtin dhe te akuzoj pa fakte konkrete nëse dikush nga foltorja është bashkëpunëtor i Edi Ramës. Por ndonjëherë ajo që thonë prokurorët “ndiq paranë” vlen dhe ne politike. Sidomos për politikën shqiptare. Ndiq paranë shih kush shton te ardhurat dhe shpenzon pa i justifikuar paratë dhe të jeni të sigurt se rrugët të çojnë tek Edi Rama”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë