Bejko nis fushatën: Jemi alternativa jashtë qeverisë dhe opozitës së korruptuar

28 Mars 2023 | 14:12

Roland Bejko falënderoi Alibeajn në një deklaratë për mediat si dhe strukturat e partisë për besimin që iu dha për të kandiduar për Bashkinë Tiranë, ndërsa tha se kjo është detyra më e rëndësishme që i është ngarkuar ndonjëherë.

Ndërsa përmendi periudhën e vështirë që po kalon Partia Demokratike, Bejko u garantoi shqiptarëve një alternativë dinjitoze jashtë qeverisë dhe opozitës së korruptuar.

“Sali Berisha nuk është i interesuar të fitojë mbi Edi Ramën se dhe nuk fiton dot. Ai është i interesuar të fitojë monopolin e opozitës në Shqipëri, duke e lënë Shqipërinë pa alternativë dhe duke na kthyer në një popull të pashpresë.

Bindja ime është se Tirana si një metropol do të zhvillohet dhe mbijetoj vetëm duke respektuar tregun e lirë, duke shmangur deformimet e konkurrencës së lirë, dhe duke orientuar investime eficente. Motoja ime është se Tirana nuk duhet të ketë investime kundër zhvillimit të saj, por një zhvillim të qartë që ka nevojë për investime,” – deklaroi Bejko.

Ai bëri thirrje për t’u bashkuar në këtë rrugëtim të vështirë të Shqipërisë, siç e cilësoi demokrati, duke theksuar se e djathta mund të përfaqësohet denjësisht vetëm duke i besuar vizionit të tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026