Veprimtari shqiptar në SHBA: I shkrova letër Biden, ja si m’u përgjigj

13 Prill 2023 | 20:27

Publicisti dhe veprimtari shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hafiz Shala ka njoftuar se ka pranuar një letër-përgjigje nga presidenti amerikan Joe Biden.

Fillimisht Shala i kishte shkruar presidentit Biden duke i shprehur shqetësimin e tij lidhur me politikat e diplomacisë së SHBA-së në raport me dialogun Kosovë Serbi.

Kështu, në letrën që presidenti Biden ia ka dërguar veprimtarit shqiptar thuhet se SHBA do të qëndrojë gjithmonë me miqtë e saj në mbarë botën dhe me ata që janë të përkushtuar të jenë një themel i fortë i paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

Në një intervistë për Euronews Albania Shala tregoi se i kishte shkruar Biden në 24 janar ndërkohë që i është kthyer përgjigjja që siç tha nuk e priste.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023