FBI arreston të dyshuarin në lidhje me rrjedhjet e informacioneve top-sekrete
Një anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts u arrestua nga FBI të enjten në lidhje me rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara që janë postuar në internet, sipas një zyrtari amerikan të njohur me këtë çështje.
Arrestimi i Jack Teixeira, 21 vjeç, vjen pas një kërkimi të shpejtë nga qeveria amerikane për identitetin e zbuluesit që postoi dokumente të klasifikuara në një platformë të mediave sociale të njohura me videolojtarët.
Teixeira ishte identifikuar nga The New York Time përpara arrestimit të tij të enjten si kreu i grupit ku ishte postuar një tufë dokumentesh të klasifikuara.
FBI kishte ngushtuar numrin e njerëzve që ata besojnë se mund të jenë përgjegjës për rrjedhjet dhe kanë kryer intervista ditët e fundit, thanë më herët dy persona të informuar për këtë çështje.
Ndërsa ka një numër të madh njerëzish që kishin akses në dokumente, hetuesit kanë qenë në gjendje të përqendrohen në një numër të vogël për një shqyrtim më të hollësishëm falë gjurmëve mjekoligjore të lënë nga personi që ka postuar dokumentet. Hetuesit po punojnë për ngritjen e një rasti për ndjekje penale, thonë persona të njohur me këtë çështje.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme