A duhet të mbyllen shkollat për shkak të situatës aktuale me Covid-19? #KUBI sjell argumentet pro dhe kundër të qytetarëve
Nga sondazhi i kryer në faqen zyrtare të Euronews Albania në Instagram, nga redaksia digjitale #KUBI, ka rezultuar se 60% e pjesëmarrësve në sondazh mendojnë se shkollat duhet të mbyllen për shkak të rrezikut nga Covid-19.
Për pyetjen “A janë fëmijët të rrezikuar nga Covid-19 në ambientet e shkollave?”, përgjigjet kanë qenë të shumta. Kryesisht, përgjigje-dhenësit shprehin shqetësim të madh pasi i konsiderojnë fëmijët si “asimptomatikë që transmetojnë virusin nga shkolla në shtëpi”. Sipas tyre, rrezikohen në këtë mënyrë familjarët, e veçanërisht gjyshërit e fëmijëve, pra të moshuarit.
Një tjetër problematikë e shtruar nga audienca është se rreziku më i madh për infektim me Covid-19 është grumbullimi i prindërve, mesuesve dhe fëmijëve në oborrin e shkollës dhe jashtë tij, në momentin e hyrjes dhe daljes nga mësimi.
Një tjetër argument pro mbylljes së shkollave, sipas përgjigjeve, është rreziku nga mungesa e deklarimit nga një pjesë e nxënësve se kanë familjarë të diagnostikuar me Covid-19.
Përgjigje-dhënësit që nuk duan që shkollat të mbyllen argumentojnë me faktin se fëmijët edhe nëse nuk shkojnë në shkollë, luajnë me bashkëmoshatarët në ambiente të përbashkëta gjatë ditës. Një tjetër problem nga mbyllja e shkollave konsiderohet edhe mungesa e përkujdesit për fëmijët nëse qëndrojnë në shtëpi, pasi prindërit vijojnë punën.
Kujtojmë që zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli njoftoi se mësimi në universitete do të zhvillohet online, për një kohë të pacaktuar, por shkollat parauniversitare do të mbeten të hapura. Këtë deklaratë e dha gjatë konferencës së mbajtur sot për mediat nga ekspertët e Komitetit Teknik të pandemisë.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë