“Fushatë me pemë?”- Kalaja: Nuk e dija që Rama është dashnor i gjelbërimit
Aulon Kalaja, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku ka folur për hapjen e fushatës zgjedhore.
Ai ka komentuar mes të tjerave edhe faktin që kryeministri Rama vendosi që paratë e financuara për fushatën t’i përdori për të mbjellë pemë. Kalaja tha se vetëm tani po e kupton dashurinë e kryeministrit për gjelbërimin, pasi sipas tij deri tani ka mbjellë vetëm pemë.
“Me thënë të drejtën tani po e njoh dimensionin e zotit Rama si një dashnor i madh i gjelbërimit. Nuk e kam njohur më parë se ka mbjellë kulla jo pemë. Njeriu mund të ndryshojë, metamorfoza e Ramës po vjen tani në 2023. Ky është një lajm i mirë. Pa diskutim që pemët janë një gjë e mirë për t’u mbjellë. Kjo mënyrë është një taktikë, një trik i zotit Rama për të dalë nga situata”,-tha Aulon Kalaja.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta