Muça: Berisha miting 1 mln euro dhe thotë se shqiptarët nuk kanë bukë të hanë
Gazetari Flogert Muça tha në një intervistë për Euronews Albania se mitingu hapës i fushatës së koalicionit ‘Bashkë fitojmë’ mes Berishës dhe Metës pritet të kushtojë 1 mln euro.
Muça u shpreh se kjo bie në kundërshtim të plotë më atë që thonë në çdo takim 2 liderët, ku u qajnë hallin shqiptarëve se nuk kanë lekët të hanë bukë.
“Po ajo që ndodh sot është se bota prej kohësh është nën efektin e një krizë dhe në këto kushte PS po e trajton si një moment kur nuk duhet të kemi shpenzime luksi dhe të shihemi nga publiku si një forcë politike që mban përgjegjësi. Kanë një strategji komunikimi dhe duan të tregojnë se janë të përgjegjshëm. E kundërta po ndodh në koalicionin Meta-Berisha, ku po bëhen evente që kushtojnë nga 10 mijë në 1 mln euro siç do jetë mitingu i nesërm në stadium. Ata ulërasin nga Kukësi në Ersekë se shqiptarët po vdesin për bukë dhe po këta shqiptarë dhe demokratë jepkan 1 mln euro që doktori të zhvillojë takime të jashtëzakonshme në stadium”, tha Muça.
LEXONI GJITHASHTU:
- Deputeti i PD: Mbështesim kandidatët e PD për këshillin, por jo Berisha-Meta
- “Një takim i kushton 5 mijë euro”, Bejko nis fushatën: Ku i gjen paratë Berisha?
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë