“Një takim i kushton 5 mijë euro”, Bejko nis fushatën: Ku i gjen paratë Berisha?
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Tiranë, Roland Bejko zhvilloi të enjte një takim me demokratët e njësisë nr.7.
Bejko i vlerësoi mbështetësit e tij si njerëz dinjitozë, që dinë të bëjnë vlerësimin kush është e mira dhe kush është e keqja dhe nuk shkojnë pas turmës.
Kandidati i PD për Tiranën nuk i kurseu kritikat për kreun e rithemelimit, që sipas tij po bën takime elektorale me paratë që ka vjedhur nga taksapaguesit shqiptarë.
“Një takim që zhvillon sot Sali Berisha i kushton 5 mijë euro. Kanë zhvilluar deri tani 13 takime për prezantim kandidatësh, të paktën nga ato që kanë sot nga shtypi. Kanë shpenzuar rreth 60 mijë euro. Imagjinoni se sa kohë ka ai, një vit e gjysmë që vjen vërdallë nëpër Shqipëri. Me çfarë parash, ku i gjen ai këto shpenzime marramendëse, si e mban gjithë atë ushtri me vete etj. Këto janë paratë që i kanë vjedhur te shqiptarët, janë paratë e taksapaguesve shqiptarë, ose janë paratë e krimit të organizuar, ose janë paratë e oligarkëve”, tha Bejko.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Në garë u futa për fitore”, Roland Bejko: Do e mund Veliajn, kam besim te qytetarët
- Spahiu: Bejko i pari që ka mundësinë të tregojë se PD është më e madhe se Berisha
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë