Spahiu: Bejko i pari që ka mundësinë të tregojë se PD është më e madhe se Berisha

10 Prill 2023 | 22:43

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko ka mundësinë që të trefoj se PD është më e madhe se Sali Berisha.

I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, Spahiu shprehu dyshimet se dy palët e demokratëve po bëjnë lojë në sy të amerikanëve dhe se do të bashkohen në vitin 2025 kur janë dhe zgjedhjet parlamentare.

“Sot beteja juaj është më e thjeshtë por më e rëndësishme për historinë. Sot për herë të oarë një personi i jepet mundësia për të treguar që PD-ja është më e madhe se Berisha dhe jo PD-ja është më e vogël se Berisha. Unë që në fillimet kur ka ndodhur përplasja mes dy grupimeve për të larguar Berishën dhe për t’ju përgjigjur presionit amerikan për të larguar Berishën nga politika, kam pas dyshimet e mia që ka pasur një lojë mes dy grupimeve dhe lufta nuk ka qenë  reale. Argumentin tim e kanë mbështetur që kjo lojë është e shtirur për t’u treguar amerikanëve që po bëjmë luftë por në 2025 të dy grupet do të bashkohen”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026