Bejko: Ta çlirojmë Tiranën nga mafia, po boshatiset Shqipëria për të ardhur këtu

10 Prill 2023 | 22:28

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko tha në emisionin  “Now” se në fushatën e tij nuk do ketë premtime të bujshme, por premtime të mundshme të cilat nëse ai fiton do të realizohen në Tiranë.

Po ashtu ai tha se një nga gjërat më të domosdoshme është që Tirana duhet të largohet patjetër nga duart e mafies dhe të krimit.

“Tirana ka nevojë për shërbime cilësore dhe jo për fluturime elektorale. Kur të shpalosim programin tonë ju garantojë që jemi me këmbë në tokë dhe jo me premtime të bujshme, por me ato që janë të mundshme të realizohen në Shqipërinë tonë dhe në Tiranën tonë.

Mbi të gjitha duhet ta çlirojmë Tiranën nga kthetrat e mafies dhe të krimit, sepse ato drejtojnë politikat e zhvillimit në Tiranë dhe ato diktojnë jetën e qytetarëve në Tiranë.

Politika qendrore në tiranë është e shpopullimit të gjithë territoreve të vendit, e të thotë se të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë. Pse? Që të bëhet ky lloj marketingu i aseteve impobilare që ka krijuar pikërisht pastrimi i parave në këtë treg. Boshatiset e gjithë Shqipëria për të ardhur në Tiranë dhe për të krijuar këtë treg”,-tha Roland Bejko për Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026