Bejko: Më duhet mbështetja e Bashës për të fituar në Tiranë, ka 1 rrjet të fuqishëm
Kandidati i PD-së për Tiranën Roland Bejko tha se Lulzim Basha është deputet dhe ka të drejtën e tij të mbështesë cilën palë të dojë.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se ish-kreu i PD-së, ka një rrjet të fuqishëm në Tiranë, duke nënkuptuar se i duhet mbështetja e tij në këto zgjedhje.
Ai bëri një krahasim mes Sai Berishës dhe Lulzim Bashës duke thënë se ky i fundit nuk është i shpallur ‘non grata’.
“Basha në të drejtën e tij është deputet dhe është në të drejtën e tij të mbështesë këdo kandidat të dojë. Ka një rrjet brenda PD-së dhe në këtë rrjet ai ka mbështetje në Tiranë, sidomos tre kryetarët e degëve dhe te strukturat që kanë qenë. Ka një autoritete atje. Dhe lidhur me përvojën si kryetar i Bashkisë kemi konsultuar disa materiale. Grupi i punës që është marrë me hartimin e projektit është bazuar mbi gjithçka në të kaluarën dhe për të parë të ardhmen e Tiranës. Basha nuk është i shpallur ‘non grata’ dhe nuk është i akuzuar nga askush”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Grupet kriminale, korrupsioni dhe paratë e pista”, Dumani flet për median italiane
- “Je i Ramës”, Bejko-Berishës: Bolshevik, ke shkelur dinjitetin e njerëzve
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë