Udha e Kryqit, besimtarët ortodoksë në Korçë kryejnë ritin e shenjtë

14 Prill 2023 | 19:51

Besimtarët ortodoksë, por edhe banorë të tjerë të Korçës kanë marrë pjesë në kryerjen e Udhës së Kryqit apo të lëvizjes së Epitafit të Krishtit. Është ky një rit fetar, që organizohet në mbrëmjen e të premtes së zezë dhe që synon të shprehë dhimbjen e besimtarëve për kryqëzimin e Krishtit.

Udhëtimi i Epitafit në Korçë filloi me grumbullimin e besimtarëve në pesë kishat përkatëse: në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, Kishën e Shën Ilias, Kishën e Mitropolisë, Kishën e Shën Sotirit, dhe Kishën e Shën Thanasit.

Mandej të gjithë besimtarët u mblodhën tek sheshi para Katedrales. Prej kësaj të fundit doli  Epitafi i Krishtit, i pasuar nga Mitropoliti i Korçës, Voskopojës, Kolonjës dhe Pogradecit Hirësia e tij  Imzot Johan Pelushit dhe klerikëve të Dhioqezës së Korçës.

Nën tingujt e vajtimeve dhe këngëve fetare kushtuar këtij momenti, ata kanë ecur në zonën pedonale të qytetit dhe pastaj duke vazhduar në unazën e vogël të qytetit u rikthyen tek Katedralja “Ngjallja e Krishtit”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026