“Nuk ka më fitore në tavolinë”, Leonard Olli: Me këto shifra nuk dihet fituesi
Gazetari Leonard Olli i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania tha se popullariteti i kandidatit të koaliocionit “Bashkë fitojmë”, për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është rritur.
Sipas tij pavarësisht se në sondazhin e bërë nga “Barometri”, ka diferencë të konsiderueshme të atyre që janë shprehur se do votojnë për Erion Velinë (42.1%) në krahasim me ata që janë shprehur se do votojnë Belind Këlliçin (28.7%), kryebashkiaku aktual nuk e ka të sigurt fitoren. Sipas Ollit ekziston mundësia që Belindi të rritet më shumë gjatë fushatës.
“Ne shikojmë trendin, lexojmë reagimin e qytetarëve. Në momentin që qytetarët e Tiranës kanë gjetur pikën e tyre të përfaqësimit, apo orientimit, e kanë kaluar pjesën e asaj që nuk di apo nuk njoh.
Pra të pakënaqurit edhe pa ngjyrime politike, kanë filluar të besojnë te zoti Këlliçi. Prandaj e theksoj se kjo është diçka pozitive për Këlliçin. Palët duhet të lexojnë mirë sondazhin. Nuk ka më ka fituar dhe e ka të mbyllur Tiranën, Erioni. Me këto lëvizje, sda marr unë vesh nga shifrat nuk është e mbyllur”,-tha Leonard Olli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta