Heqja e “20% për shqipen”, Osmani: Mos ta kushtëzojmë me njohjen e pakicës bullgare
Heqja e 20 përqindëshit si përkufizim për gjuhën shqipe në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut sipas shefit të diplomacisë, Bujar Osmani, nuk duhet të jetë shkak për bllokimin e procesit euro integrues të vendit.
Pas kërkesave publike të partive shqiptare për heqjen e këtij formulimi, Osmani kërkoi prej tyre që të mos e vendosin si kusht në procesin që ka nisur për njohjen në kushtetutë pakicës bullgare.
“Tani nuk guxojmë të krijojmë pretekste. Unë nuk them se partitë politike nuk duhet ti shtrojnë këto kërkesa në këtë komision, por atje ta bëjnë debatin dhe të bisedojnë. Nëse mendojnë se mundet, unë nënshkruaj me të dy duart. Por nëse shohim se kjo mund të keqpërdoret të jemi të kujdesshëm se si e paraqesim interesin e komunitetit tonë”, tha Osmani.
Ndërkohë, shefi i diplomacisë spanjolle Hoze Manuel Albarez i cili vizitoi të premten Shkupin, tha se shteti i tij do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut deri në anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian.
“Kam folur me ministrin Osmani për qëllimin e Spanjës për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në Bashkimin Europian. Jam në një turne në Ballkanin Perëndimor dhe dua ta prezantoj interesin dhe mbështetjen tonë për procesin tuaj eurointegrues që veçanërisht do të theksohet nga 1 korriku i këtij viti kur do të kryesojmë me Këshillin e Bashkimit Europian”, u shpreh ministri i Jashtëm i Spanjës.
Shefat e diplomacive maqedonase dhe spanjolle nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për zhvillimin e bashkëpunimit në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë