Shtyhet për të dytën herë gjyqi për ngarkesën e 613 kilogramëve kokainë

24 Nëntor 2020 | 09:55

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu për të dytën herë gjyqin ndaj tre të akuzuarve për ngarkesën rekord prej 613 kilogramëve kokainë që u kap në Maminas më 28 shkurt 2018.

Shkak për shtyrjen e radhës u bë mungesa e avokatit mbrojtës të Donaldo Lushajt, një prej drejtuesve të kamionit që u kap mbrëmjen e aksionit policor.

Dy javë më parë seanca e shkuar qe shtyrë për mos-paraqitjen e avokatëve të Lushajt dhe Çekajt, për të cilën Gjykata gjobiti me nga 50 mijë lekë avokatët Maks Haxhia, Faslli Ceka dhe Dritan Jahaj.

Në seancën gjyqësore të sotme ra në sy prezenca e përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane, të cilët do të vëzhgonin ecurinë e procesit.

Sasia e drogës me vlerë tregu mbi njëqind milionë euro qe fshehur në disa kontejnerë me banane që vinin nga Kolumbia për llogari të kompanisë “Arbri-Garden”.

Policia arrestoi asokohe në flagrancë krahas Lushajt edhe Armando Pezakun, ndërkohë që pronari i kompanisë “Arbri-Garden” ndodhej në Gjermani ku u arrestua pak muaj më vonë në maj 2018.

Gjykata e Shkallës së Parë i dënoi ata me mbi 36 vite burg – 21 vite për Çekajn, 16 vite për Lushajn dhe 13 vite për Pezakun, të tre përfitonin ulje të dënimeve për shkak të gjykimit të shpejtuar, mirëpo ata e kanë apeluar çështjen pasi e cilësojnë veten të pafajshëm.

 

Lexoni gjithashtu:

Ekskluzive në Unpublished | Pamjet e aksionit policor ku u kapën 613 kg kokainë, flet nga burgu Arbër Çekaj

Gjobë 3 avokatë pasi nuk u paraqitën në gjyqin ndaj Arbër Çekaj, gazetari i Euronews Albania sjell detajet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026