Rama i shmanget pyetjes së Euronews Albania për mungesën e transparencës me fondet e rindërtimit
Kryeministri Edi Rama iu shmang pyetjeve direkte nga Euronews Albania për mungesë të transparencës për sa i përket fondeve të rindërtimit.
Në konferencën për shtyp, e cila supozohej të kishte si temë qendrore programin e rindërtimit, kryeministri nuk dha përgjigje për sa i përket të ashtuquajturës Akademi të Transprencës, e cila duhej të ishte ngritur për të monitoruar fondet e siguruara nga konferenca e donatorëve.
Gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu e pyeti kryeministrin se çfarë është bërë me të në një kohë kur në web-faqen qeveritare të rindërtimit nuk shfaqet asnjë e dhënë për transparencë kur klikohet në rubrikën “Transparenca”.
Kryeministri Rama mohoi pretendimet duke theksuar se në web janë “çdo veprim i kryer për tërmetin, nga pikëpamja proceduriale apo financiare”. Ai u përgjigj se “në rast të ndonjë pyetjeje specifike mund t’i drejtohej zyrës së ministrit të shtetit për Rindërtim, përfshirë edhe për çështjen për akademinë e transparencës”.
Akademia e Transparencës u përmend fillimisht në muajin mars pak javë pas konferencës së donatorëve në Bruksel ku vende të shumta u zotuan të ndihmonin me mbi 1 miliardë euro fonde për rimëkëmbjen e Shqipërisë nga dëmet që shkaktoi tërmeti.
Kjo strukturë u tha se do të ngrihej në bashkëpunim dhe mbështetje nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në mënyrë që të sigurohej administrim i përgjegjshëm i fondeve.
Lexoni gjithashtu:
Rama: Shkollat s’konsiderohen vatër infeksioni, do vijojnë të hapura
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet