“Në çdo stacion autobusi Edi, Iliri, Saliu”- Shabani: Di njeri ku kandidojnë këta

15 Prill 2023 | 21:08

Kryetari i “Nismës Thurrje”, Endi Shabani, komentoi në emisionin Review në Euronews Albania, nisjen e fushatës elektorale.

Shabani deklaroi se plani i qeverisë nuk është të bëjë ndonjë punë për qytetin, por për ta përdorë fushatën si referendum, ne përballë Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Ai shtoi se liderët politikë po dominojnë fushatën zgjedhore, ndërkohë që nuk janë kandidat për asnjë bashki.

“Në çdo stacion autobusi në Tiranë është Edi Rama lart, Ilir Meta dhe Sali Berisha poshtë, ky Rama në çfarë bashkie kandidon. Ky është kryeministri i të gjithë shqiptarëve, i cili menaxhon taksat e qytetarëve edhe atyre që nuk votojnë për PS-në. Ky lë punën e qeverisë që i është ngarkuar dhe del në fushatë dhe del e dominon atë. Ajo që dua të them është se nuk është plani për të bërë një punë për qytetin është për ta përdorur si një referendum, unë përballë atyre, e reja kundër të vjetrës”, tha Shabani.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq

nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq Ka nisur ndërhyrja për luftimin e rrënjëngrënësit të misrit i njohur si ‘Diabrotica...
11:18 | 18/07/2026

Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme

Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë jep një pasqyrë të detajuar të situatës së motit dhe temperaturave ekstreme që...
11:05 | 18/07/2026

Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë

Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”. Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të...
10:35 | 18/07/2026