Pse PS zgjodhi një këngë tallava? Ekspertja: Rama di ta lexoj mendjen e shqiptarëve
Zefina Hasani ka komentuar në emisionin “Review” në Euronews Albania nisjen e fushatës elektorale në Shqipëri.
Hasani u ndal tek kënga e zgjedhur nga Partia Socialiste, të cilën e cilësoi si një zgjedhje të qëllimshme nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Ajo theksoi se kënga tallava është bërë për të shkuar te masat dhe për të shkaktuar atë zhurmën e rrjeteve sociale që kërkon fushata.
“Kam përshtypjen që Veliaj dhe Rama e kanë përqasur mirë dhe ju shkon kjo fushata e mediave sociale. Të jetë e thjeshtë dhe me atë muzikën që do qarkullonte si link tek të gjithë. Edhe nëse nuk e dinim që u hap fushata e Tiranës, u bë një link që qarkulloi në Instagram dhe Whatsap dhe të gjithë e mësuan. Kjo zhurma që kërkon Instagrami u bë. U nis që me improvizimin e kryeministrit Rama duke e ditur zhurmën që do të bënte muzika tallava.
Rama e ka ditur që do bëhej kjo zhurmë dhe e ka dashur. Di të lexoj mendjen e shqiptarëve. Ai dhe Veliaj e kanë kuptuar që për të bërë zhurmë dhe për të shkuar te masa, për t’u bërë sa më populist duhet t’u japësh atë që njerëzve u pëlqen”, tha Hasani.
LEXO GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë