Polonia ndalon importet e grurit ukrainas për të mbrojtur bujqit lokalë

16 Prill 2023 | 08:10

Polonia ka vënë të shtunën ndalesë ndaj importeve të grurit, dhe produkteve tjera ushqimore nga Ukraina, ashtu që të mbrojë bujqit lokalë, ka thënë lideri i partisë në pushtet, Ligji dhe Drejtësia, Jaroslaw Kaczynski.

Eksportet e grurit ukrainas kanë kaluar nëpër Bashkimin Evropian, për të shkuar më pas në destinacionin final, prej kur Ukrainës i janë bllokuar rrugët detare, për shkak të luftës së nisur nga Rusia, në shkurt të vitit të kaluar.

Mirëpo, për shkak të çështjeve logjistike, gruri në BE është magazinuar dhe çmimet e grurit kanë rënë, çka ka nxitur protesta te bujqit dhe dorëheqje të ministrit polak të Bujqësisë.

“Sot, Qeveria ka vendosur që të ndalojë hyrjen, importimin e grurit në Poloni, si dhe ndalimin e disa produkteve tjera ushqimore”, ka thënë Kaczynski në fshatin verior Lyse.

Përndryshe, “kjo situatë do të ndikonte në rritje të krizës për sektorin e bujqësisë në Poloni… Ne duhet të mbrojmë bujqësinë polake”, ka shtuar ai.

Duke folur në Konventën e partisë së tij të ekstremit të djathtë, Ligji dhe Drejtësia, Kaczynski, ka theksuar se Polonia mbetet mbështetëse e madhe e Ukrainës fqinje.

“Ne do të vazhdojmë të jemi, pa ndryshimin më të vogël, miq dhe aleatë të Ukrainës”, ka thënë ai.

Autoritetet ukrainase kanë thënë të shtunën se u vjen keq për vendimin e marrë nga homologët polakë.

“Bujqit polakë po përballen me situatë të vështirë, mirëpo bujqit ukrainas janë duke u përballur me situatën më të vështirë”, kanë thënë ata.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026

Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të mërkurën, 24 qershor, hodhi poshtë akuzat për “korrupsion të përhapur” kundër socialistëve të tij, pasi një ish-ndihmës i lartë u...
18:14 | 24/06/2026