Dhuna në familje, Gjykata e Tiranës dha 1142 urdhra mbrojtjeje në 2022
Dhuna në familje është një fenomen që po njeh rritje të rasteve nga viti në vit.
Vetëm në kryeqytet për vitin 2022, janë lëshuar nga gjykata 1142 urdhra mbrojtjeje në favor të viktimave të dhunës.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Gjykata e Tiranës, në një vit janë 970 urdhra të menjëhershëm mbrojtje dhe 172 urdhër mbrojte.
Dhuna e ushtruar, qoftë kjo psikologjike apo fizike, iu ka kushtuar shtrenjtë në disa raste.
Në 36 raste dhunuesve iu është ndaluar të takojnë fëmijët dhe në 1 rast gjykata ka vendosur që t’i heqë të drejtën prindërore dhunuesit.
Bazuar në ligjin për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, në shumicën e rasteve gjykata ka kërkuar nëpërmjet urdhrit të mbrojtjes që i padituri të mos kërcënojë viktimën, të mos e kontaktojë apo komunikojë drejtpërsëdrejti me të.
Në 465 urdhër mbrojtjeje është kërkuar nga gjykata që dhunuesi të mos i afrohet personit dhe as të paraqitet në banesën e personit që ka ngritur padi dhe në 11 raste viktima të dhunës në familje janë strehuar menjëherë në qendra të përkohshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta