U arrestua me 113 mijë euro në makinë, lirohet efektivi i RENEA-s

16 Prill 2023 | 14:29

Gjykata ka liruar efektivin e RENEA Altin Morina. Zbutja e masës nga arrest me burg në detyrim paraqitjeje u bë 3 ditë më parë.

Morina u ndalua me 113 mijë euro teksa lëvizte me një automjet luksoz disa javë më parë.

Vendimi i gjykatës për zbutjen e masës së sigurisë ka ardhur pas marrjes në pyetje të biznesmenit që Morina pretendoi se i dha leket për një problem familjar.

Altin Morina, shefi i Stërvitjes të Repartit Special RENEA, u arrestua rreth një muaj më parë në Tiranë, pasi në automjetin me të cilin lëvizte iu gjet një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara.

Operacioni u zhvillua pas indicieve të dhëna nga inteligjenca informative se 43-vjeçari po qarkullonte me një shumë të madhe parash në automjetin e tij.

Gjatë kontrollit dhe kryerjes së automjetit rezultoi se në sediljen e pasagjerit, në vendin e parë të automjetit, ndodhej një qese plasmasi brenda të cilës kishte lekë, euro dhe paund.

Nga numërimi rezultoi se në qesen e plasmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026